E padëgjuar! Kryebashkiaku i Ramës në Kavajë i jep Sadri Abazit 600 mijë euro që të bëjë qytetarët të lumtur!

Kryebashkiaku i Ramës në Kavajë i jep familjes së Sadri Abazit 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Construction, në pronësi të djalit të vëllait të Sadri Abazit, Arbërit, ka fituar një tender të majmë të publikuar nga Bashkia e Kavajës për mirëmbajtjen e gjelbërimit në këtë qytet.

Në dokumentet e publikuara detajohen edhe punët e firmës private, e cila do të marrë atributet e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në këtë qytet. Por, pavarësisht mirëmbajtjes, interesante janë specifikimet teknike të kësaj procedure prokurimi.

Bashkia e Kavajës thotë se, “gjelbërimi i qytetit gjithashtu është edhe çështje vizuale”.

Sipas saj, “lumturia e banorëve ndikohet patjetër nga ambienti ku jetojnë dhe punojnë”. Kryetari Redjan Krajli thotë se, nëse kemi një ambient të përshtatshëm dhe komod sigurisht edhe banorët do të jenë më të lumtur.

“Përveç faktit se lumturia sjell edhe produktivitet më të madh në fund të fundit lumturia është qëllimi parësor në jetë”, thuhen në këto dokumente.

Pra, justifikimi i dhënies së këtyre parave nga Bashkia e Kavajës është që të bëjë qytetarët e saj të lumtur. Por, bashkia harron që lumturia e banorëve të saj është ndërtimi i kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve. Madje, edhe të shtëpive që u janë prishur nga tërmeti!

Por, këto para do të shkojnë në xhepat e familjarëve të rilindasve, të cilët dita ditës po pasurohen me ritme të shpejta. Sipas Thesarit të Shtetit, vetëm në kohën e qeverisjes socialiste, firma e familjes së Sadri Abazit, Alko Impex Construksion, ka fituar dhjetëra tendera nga institucionet shtetërore me një shifër që po arrin në 30 milionë euro, kryesisht në biznesin e plehrave.

600 mijë eurot që po merr nga Bashkia e Kavajës, Abazi i ka marrë me justifikimin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, drurëve dekorativë dhe bordurës së gjelbër. Do të krehë barin 12 herë në vit, do të pastrojë dhe kosisë barin. Ndërkohë, do të prashisë edhe drurët dekoraivë.

640 0 5f78b7fa68121

Artikulli paraprakManipulimi i listave zgjedhore/ Preç Zogaj transferohet në Lezhë: Kam 30 vjet që votoj në Tiranë, më kanë ndarë nga familja
Artikulli tjetërOpozita e Bashkuar tmerron Rilindjen!