“E ka të pamundur… Nuk i koncepton dot zgjedhjet edhe në PS pa manipuluar”, Paloka ironizon Ramën

Më 16 nëntor socialistët zhvilluan zgjedhjet për delegatët e Kongresit, i cili ka tagrin të zgjedhë Kryetarin e PS-së dhe forume të tjera drejtuese në këtë parti.

Nga ajo çfarë është raportuar, rezulton se në mjaft degë ka pasur manipulime lidhur me rezultatet.

Video të publikuara tregojnë se si drejtues të degëve apo strukturave manipulojnë rezultatet, duke plotësuar vetë fletët e votimit.

Lidhur me disa video që qarkullojnë, të publikuara nga Shijak TV, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një koment në rrjet shkruan se Rama i manipulon zgjedhjet edhe brenda partisë së tij.

“E ka të pamundur …Nuk i koncepton dot zgjedhjet pa manipuluar. I manipuloi me 30 qershor kur “konkurronte” me veten. I manipulon pa skrupuj fare edhe brenda partisë së tij.

Të gjithë këta që po “punojnë” këtu, duket që janë bërë specialistë, manipulimi i votave ju është bërë rutinë…”, shkruan Paloka.

Video ekskluzive/ Zgjedhjet brenda PS, ja si u manipuluan votimet për delegatët

Artikulli paraprakReagime të forta në Kosovë ndaj Ramës pas publikimit të hartës skandaloze
Artikulli tjetërSkenarë më të rrezikshëm nga Rama do të shohim, nëse nuk …