“E donin të gjithë”, vritet me armë në rrethana misterioze modelja e njohur (Detajet)

Vritet me armë modelja amerikane Kelsey Quayle.
28-vjeçarja u qëllua më armë zjarri në rrethana ende të paqarta ndërkohë, që po drejtonte makinën e saj në Clayton County, Georgia.
Ajo u transportua me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më vonë.
Pse qëlluan modelen? Donin ta vrisnin apo ishte një gabim fatal? Këto janë të gjitha pyetjes e familjes së 28-vjecares, të cilët kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike.
Ndërkohë sipas burimeve të para të policisë Kelsey po drejtonte makinën e saj tip, Mazda 626në korsinë e kundërt duke shkaktuar edhe përplasjen e tre makinave. Menjëherë pasi shkaktoi aksidentin ajo u qëllua me armë zjarri shkruan Daily Mail.
Ndërsa motra e modeles ka thënë se Kelsey nuk kishte armiq dhe se prej disa muajsh ishte transferuar në Georgia me të fejuarin e saj.
“Dua të di çfarë ka ndodhur. Nuk e meritonte të përfundonte kështu. Nuk e di si mund të ketë ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, nuk kishte asnjë armik. Të gjithë e donin shumë, ishte një vajzë e jashtëzakonshme”, ka thënë motra e modeles së vdekur.

2 13

Artikulli paraprakJa si bëhen 20 mijë euro për 3 muaj! Prokurori Gent Osmani tregon ‘sekretin’
Artikulli tjetërVasili akuza të forta Prokurorisë: Rama është paditur 3 herë, Marku nuk e thërret, por e “përkëdhel”