E ardhmja e Rashicës te Lazio

Milot Rashica kërkohet nga Lazio. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është duke planifikuar merkaton e verës. Në krye të axhendës së Tares ishte sulmuesi Giussepe Rossi, i cili momentalisht luan në formën e huazimit tek Celta Vigo, por dëmtimi i rëndë që pësoi përpara disa ditësh në gjurin e majtë ka bërë që planet të marrin tjetër rrjedhë për dyshen Lottito-Tare. Në skenë ka dalë emri i Milot Rashicës, i cili aktivizohet tek Vitese, në kampionatin holandez. Lajmi bëhet i ditur nga faqja italiane “Calciomercato.it”.
Djaloshi nga Vushtria shpeshherë ka marrë një vlerësim maksimal nga gazetat apo portalet sportive më në zë, ku përshkruanin me detaje aftësitë e mira taktike dhe teknike që ka 20-vjeçari. Afrimi i tij favorizohet akoma dhe më shumë nëse largohet senegalezi Keita Balde. Juventus dhe Milan kanë paraqitur ofertën e tyre për sulmuesin. Interesimi i Lazios për Rashicën ekzistonte dhe në sezonin e kaluar, por në fund palët nuk arritën akordin. Kartoni i sulmuesit vlerësohet 6 milionë euro. Milot Rashica numëron 68 paraqitje me fanellën e Vitese dhe ka arritur të realizojë në total 12 gola.

Artikulli paraprakKompania arabe kërkon parajsë fiskale për 15 vjet në Tiranë
Artikulli tjetërÇmimi i benzinës, 2.2 herë më i shtrenjtë se në SHBA