Dy yjet e City, afër marrëveshjeve të reja

Ndërkombëtari i Belgjikës, De Bruyne 26 vjeç, nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare, kur iu bashkua Manchester City nga Wolfsburgu për një rekord të klubit anglez, 55 milionë paundë, në vitin 2015. Tashmë, drejtuesit e “qytetarëve” dëshirojnë të njohin performancat e shkëlqyera të De Bruyne në radhët e tyre, duke menduar zgjerimin e kontratës së tij. “Unë jam shumë i lumtur dhe nuk kam ndjenjë të shkoj askund tjetër”, tha De Bruyne. Ish-lojtari i Chelsea ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asiste në Premier League, këtë sezon. Ai tashmë është një konkurrent kryesor për lojtarin kryesor të vitit në Angli. Manchester City, gjithashtu, pret që të bjerë dakord për një kontratë të re me mesfushorin brazilian, Fernandinho, marrëveshja e të cilit përfundon në fund të sezonit.

Artikulli paraprakCity ka hyrë në garë për Griezman
Artikulli tjetërShpenzimet e luksit, Veliaj kurs trajnimi stafit për të folurën në publik