Dy viktima nga i ftohti në Durrës e Shkodër

Një endacak është gjetur i vdekur pranë portit të Durrësit. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen 4 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para përsoni është i pastrehë. Sipas policisë viktima është identifikuar dhe quhet Viktor Dhima.
Po ashtu është gjetur i vdekur në vendin e punës roja e zyrës së punës në Shkoder.
Agron Gokovi është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në vendroje.
Dyshohet për një vdekje për shkak të një goditje në zemër nga i ftohti.

bora

Artikulli paraprakRevolta: Na kanë shpallur luftë, me luftë do të përgjigjemi!
Artikulli tjetërStudentët e Shkodrës, dy kërkesa të reja!