Dy persona kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ka ndodhur në aksin Tepelenë-Levan. Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, kur një automjet tip “Ford” ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar disa metra më tej. Nga aksidenti kanë humbur jetën shtetasit Syrjan Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Erjon Sinani, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se një qen i ka prerë rrugën mjetit, duke bërë manovrimi e mjetit drejtuesi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në kanal.
Kryesore
Continue to the category“Skandali tek onkologjiku, fytyra e shëndetësisë”, Gazment Koduzi: Qeveria prej 11...
Eksperti i shëndetësisë dhe anëtari i Kryesisë të demokratëve euroatlentik, Gazment Koduzi, ka reaguar në lidhje me skandalin tek onkologjiku dhe shprehet se është...