Dy skema të reja pensionesh në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të fillojnë së aplikuari dy skemat e reja pensionale. “Pension invalidor i punës dhe pension familjar. Javën që lamë pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh. Pensioni invalidor i punës nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës; dhe pensioni familjar nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij zyrtar në rrethin social Facebook. Më tej, Abrashi deklaroi se këto dy skema të reja pensionale përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetëtore në fushën e pensioneve.

Artikulli paraprakKosovë, bizneset dhe qytetarët të mbytur në kredi
Artikulli tjetërSupergoli i Manajt nuk i vlen Pisas