Dy skafe me 1 ton drògë nga Shqipëria në Itali

Antimafia Italiane, në bashkëpunim me të Guardia di Finanza-n e Barit kanë kapur gjatë natës mes të Hënës dhe të Martës, 2 skafe që po trafikonin drogë nga Ballkani drejt brigjeve të Puglias, bënë me dije autoritetet italiane.

Dy skafet me gjatësi rreth 7 metra e të pajisura me motorr të fuqishëm jashtë bordit janë ndaluar në afërsi të brigjeve të Monopolit. Në to, janë sekuestruar rreth 900 kg drogë, 645 kg marijuanë e 250 kg hashash. Në pranga janë vënë 2 skafistë italianë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në njoftimin e saj zyrtar Guardia di Financa nuk saktëson se nga cilat brigje të Ballkanit janë nisur skafet. “La Gazzetta del Mezzogiorno” në edicionin opnline raporton se droga vinte nga Shqipëria.

Raportohet se ggarkesa me drogë ishte konfeksionuar në 54 pako me peshë nga 2, 5 e 10 kg të pajisura me simbole e ngjyra të ndryshme në varësi të tipit të drogës, vendit të pordhimit e zonës dhe ku do të dorëzohej në Itali. Nëse shitej në doza të vogla, droga llogaritet të gjeneronte rreth 10 milionë euro.

Hetuesit menjëherë e njoftuan pròkurorin në detyrë, Daniela Chimienti, për arrèstimin. Seanca dëgjimore e vlefshmërisë do të vendoset në orët e ardhshme. “Me sa duket, urgjenca e vazhdueshme shëndetësore nuk dekurajon trafíkantët e dro gës nga vendi i Shqiponjave”, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa në raste të tjera korrierët ishin pothuajse gjithmonë të kombësisë shqiptare, kësaj radhe korrierët e pretenduar janë me kombësi italiane. Hetimet e kryera nga detektivët e Centro Dia vazhdojnë.

Artikulli paraprakKruja shndërrohet në vatër të infeksioneve, nuk ndalet përhapja e Covid-19
Artikulli tjetërZbulohen mesazhet/ Ja çfarë u kërkon vartësve “Ronaldo” i Urgjencës Kombëtare!