Dy raste vetëvrasjesh të shqiptarëve në Britani, më mirë vdékje se kthim në Shqipëri

Pas vetëvrasjes së shqiptarit 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar nga policia britanike dhe do të depërtohej në Shqipëri, dhe tentativës së një shqiptari të dytë po ashtu për të vrarë veten, një protestë është organizuar në në Brook House, një objekt hetimi, i cili ka marrë plot kritika kohët e fundit, kryesisht nga të burgosur shqiptarë.

Kujtojmë që 37-vjeçari tentoi fillimisht të vriste veten, më pas u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë pak ditë më vonë, shkruan The Guardian.

Shtetasi i dyti u depërtua menjëherë pas tentativës së tij për vetëvrasje, por ai më pas u kthye sërish në Britaninë e Madhe, pasi një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

Një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Britaninë e Madhe se sa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz”, tha ai.

Artikulli paraprakShtrenjtohet “buka” e të varfërve! Fasulet kapin çmimin rekord në treg
Artikulli tjetër“Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit të tij”, zbardhen detaje nga hetimi për Ilir Beqajn