Dy gomone me drogë nga Shqipëria bllokohen në ujërat greke, përplasje me armë mes policisë e trafikantëve

Një operacion i madh policor është zhvilluar në ujërat territoriale greke. Dy gomone me drogë, të nisura nga Shqipëria, ka tentuar të futet në ujërat turke.

Mes policisë dhe personave në mjetet lundrues ka patur edhe përplasje me armë. Snajperistë të ndodhur në helikopterë kanë qëlluar mbi gomone me qëllim bllokimin e tyre.

Njëra nga gomonet është ndaluar, pas të shtënave nga policia greke, ndërsa në pranga ka në rënë tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, sipas mediave greke.

Autoritete greke i kishin vëzhguar prej disa ditës gomonet, të cilat po lëviznin nga bregdeti shqiptar, në drejtim të Turqisë.

Gomonet u pikasën fillimisht nga rojet bregdetare turke, të cilët i ndoqën, por pa sukses.

Më pas ishte polica greke, e cila angazhoi në operacion 10 anije të Marinës greke dhe një avion Frontex, të cilët bënë të mundur ndalimin e  njëra nga anijet.

Mediat greke kanë publikuar së fundmi edhe pamjet e operacionit, ku shihet se si trafikantët dorëzohen para forcave të rendit.

auto gomone1569422192

Artikulli paraprakBasha: Koha për të zgjidhur krizën politike
Artikulli tjetërPesë goditjet e reja fatale për Edvin Mafinë në dokumentin e Bubdestagut gjerman!