Durrës, 19-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Një 19-vjeçar nga Durrësi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Bëhet e ditur se, J.B. 19 vjeç, banues në Durrës akuzohet se rreth orës 09:30 të ditës së djeshme, në lagjen Nr.18, ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, D.S. 19 vjeç, po me banim në Durrës.
19-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale”, Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakPërplasen dy mjete në Korçë, plagoset një nga shoferët
Artikulli tjetërBleu dyqanin 65 mijë euro, por e nxorrën me forcë pasi ishte hipotekuar nga një tjetër