‘Duhet të jesh i verbër të mohosh përpjekjet e SPAK’, Alibeaj: Po ndëshkon efektivisht qeverinë

Partia Demokratike thotë se do të ketë mbështetje pas asnjë kusht për SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se do të ishim të verbër nëse do të mohonin përpjekjet serioze të SPAK për drejtësi.

Alibeaj tha se s’ka më mirë sesa të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë.

‘SPAK-u ka vendosur në qeli një ish-zv kryeministër, ish ministra, do të ishte i verbër dikush po mos ta pranojë këtë përpjekje serioze që SPAK-ut është duke bërë, do të ishe mohues, qëndrimi i PD-së mbështetje pas asnjë kushti i SPAK. Drejtësia nuk komentohet. Në lojën politike duhet të kesh kujdes. Pasi nëse të bie radha të jesh në funksione qeverisëse heq nga mendja që mund të vjedhësh. Këto 30 vite të shkuara nuk ka ekzistuar SPAK. Ku ka më mirë të kesh një organ të drejtësisë penale që ndëshkon efektivisht qeverinë. Mbështetje pa kushte e SPAK-ut.’– tha Alibeaj.

Artikulli paraprakSekretari i NATO-s u bën thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e armëve
Artikulli tjetërVepra e një diplomati/ Promovohen në Durrës veprat e Shaban Muratit, këshilla edhe për Kosovën