Drogë me avion nga Shqipëria, Italia kërkon 75 vite burg për trafikantët

Prokuroria e Torinos kërkoi dënimin me 75 vite burg për 5 persona, mes të cilëve italianë dhe shqiptarë që transportonin drogë me avionë të lehtë drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Grupi u zbulua në 7 shtator të vitit të kaluar pasi kishin arritur të trafikonin 76 kg marijuanë me një avion të llojit Dynamic.
Në pranga u vunë shqiptarët Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj. Ata drejtonin rrjetin nga Torino dhe nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.
Prokurori ka kërkuar 24 vite burg për kreun e grupit. Ndërsa për krahun e tij të djathtë një italian, prokurori kërkoi 20 vite, për të tjerët 10 vite e 8 muaj dhe 25 mijë euro për pilotin italian. Për dy pjesëtarët e tjerë të grupit shqiptar, drejtësia kërkoi 8 vite e 20 mijë euro dhe 11 vite e 30 mijë euro respektivisht. Vendimi pritet në muajt në vijim.
Avioni, i llojit Dynamic ishte fshehur në një magazinë që përdorej për transportin e sasive të mëdha të drogës të llojit marijuanë. Droga merrej të Shqipëri dhe më pas avioni shpërndante drogën në të gjithë Piemonten.

Artikulli paraprakRama, një Fake News, si mashtroi me deklaratën e Bashës për katolikët
Artikulli tjetër43 kg drogë dhe 1 kg kokainë nga Shqipëria kapen në Greqi