Drejtori i Urgjencës infektohet me koronavirus

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj rezultoi sot pozitive në testin e koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

14 ditë më parë gjatë një konference për shtyp, tha se edheai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri më tani nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Mjeku paralajmëroi se, kishte pasur kontake se pacientë të ndryshëm dhe se mund të ishte infektuar pasi rreth 80% e të infevtuarve me Covid-19 nuk shfaqin simptoma.

“Ka shpërndarje të shpejtë. Mbani distancë nga njëri-tjetri. Edhe unë nuk e dija, mos jam infektuar. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku duke ndjekur rregullat mund ta fitojnë, njerëzit shërohen”, paralajmëroi Brataj.

Artikulli paraprakSpanja në hapat e Italisë, shifrat dramatike: 514 vdekje brenda 24 orëve!
Artikulli tjetërDy raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 63 numri i të infektuarve