Drejtori i ALUIZNI-t në Fier, fushatë për Partinë Socialiste

Drejtori i ALUIZNI-t në Fier bën fushatë për Partinë Socialiste në kundërshtim me ligjin. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar nga Fieri. “Qytetari dixhital denoncon narko-drejtorin e ALUIZNI-t në Fier, i cili shkel ligjet dhe Kodin Zgjedhor. I bëj thirrje Prokurorisë të vendosë para ligjit këtë narko-drejtor për krimin e tij të rëndë elektoral”, shkruan Berisha.
“Ky me kostum gri është drejtori i ALUIZNI-t në Fier, duke bërë fushatë për Partinë Socialiste. Ndërsa thonë se nuk marrin pjesë në fushata. Këtu të gjithë punonjësit e administratës bëjnë fushatë në orarin e punës”, shkruan qytetari.
Para tre ditësh ish-Kryeministri Berisha denoncoi të tjerë zyrtarë të administratës për pjesëmarrje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Në një postim në Facebook, Berisha denoncon drejtuesit e administratës në Librazhd, duke nisur nga prefekti, tek drejtori i Spitalit Librazhd dhe drejtori i Pyjeve të Qarkut të Elbasanit. Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ish-Kryeministri thotë se, zyrtarët kanë shkelur ligjin elektoral. “Qytetari dixhital denoncon shkeljen e rëndë të ligjit elektoral nga prefekti i Librazhdit, drejtori i Spitalit të Librazhdit dhe drejtori i Pyjeve të Qarkut të Elbasanit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakZyrtari i policisë merret në pyetje nga Prokuroria për vrasjen e dyfishtë
Artikulli tjetërSpiropali ndan para për votat në Kolonjë