22.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024

“Drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, por kërkojnë ta mbajnë në mal”, Preç Zogaj për akuzat ndaj Berishës: Nuk ka ‘ligji jam unë’!

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për dosjen “Partizani” dhe për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zogaj u shpreh se drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa shtoi se kërkojnë që ta mbajnë në mal. Ai po ashtu tha se Sali Berisha nuk mund ta shmangë drejtësinë.

lg.php?bannerid=1490&campaignid=141&zoneid=469&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

“Drejtësia, akuza dhe mbrojtja janë gjithmonë në skajet e litarit, që janë përballë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tre jenë në një mendje. Është një palë e tretë që dëgjon të dyja palët kundërshtare dhe vendos. Kjo është drejtësia, Zoti Berisha apo bën diçka që nuk e ka bërë kush, por nuk mund ta vazhdojë. Nuk mund të shmangë drejtësie, pasi është fundi i drejtësisë. Drejtësia në demokraci ku mbrojtja dhe akuza janë përballë dhe dilet në një përfundim në bazë të provave. Vetëm gjykata ka tagërin për të vënë drejtësi.

lg.php?bannerid=918&campaignid=16&zoneid=471&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebMbrojtja e tij e sheh kështu, SPAK e ka parë siç e ka parë. Kjo nuk mund të shërbejë si një ngërç për procesin. SPAK mund ta çojë në Parlament, por ka shumë zëra që thonë se nuk mund ta merrnin në shqyrtim. Konflikti është për dallimin e fjalës provim të lirisë dhe kufizim të lirisë. Pala e Berishës ka të drejtën për të luajtur me këtë fjalë. Por nuk mund të kyçet në llogoret. Mendon kush se do ndalojë procesi? Procesi nuk do ndalojë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=472&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Kërkon të vejë rastin e tij si çështje të PD-së. PD është në dy pjesë, madje në tre pjesë. Kjo është fotografia e PD-së. Pjesa e Berishës mund të shprehë solidaritet kryetarit të grupit që kanë ata. Gjithmonë ka njerëz që ngrihen për të mbrojtur të akuzuarin. Është vetëm gjykata që bën drejtësi. Nuk mund të jetë Berisha Gjykatë Kushtetuese. Ai ka këtë mendim, por duhet ta çojë në gjykatë. Dhe akuzat nuk mund t’i gjykojmë ne. Unë nuk marr përsipër të jem avokat, gjyqtar apo prokuror i tij. Ne duhet të presim që gjykata të shprehet.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=487&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

lg.php?bannerid=1944&campaignid=389&zoneid=474&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fdrejtesia eshte ne rruge per tu kthyer ne shtepi por kerkojne ta mbajne ne mal prec zogaj per akuzat ndaj berishes nuk ka ligji jam une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDrejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, këta duan ta  mbajnë në mal akoma. Si mund të pengohet drejtësia? Nuk mund të pengohet drejtësia. Vetë Rama është në akuza të njëpasnjëshme. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta. I ka ardhur radha Berishës për t’u akuzuar. Ne çdo ditë dëgjojmë zyrtarë të lartë që akuzohen. Grupi që drejton Berisha kanë qenë kundër SPAK de kanë ndjerë se po shkohet drejta aferave. Vetëm këtu ngrihen sikur po bëhet nami. Ne kemi rastin e Trump.
Këtu është bërë një reformë që u ka garantuar pavarësi drejtësisë, edhe më parë nuk është se ka pasur prokurorë e gjyqtarë të zotë, por ka qenë organizmit, trajtoheshin si nëpunës të rëndomtë. Kjo u ka dhënë kurajo dhe integritet atyre që punojnë aty. Kapja e drejtësisë ka kuptim për definicion. Ka vetëm  një gjë esenciale, që ish-kryeministri i quan akuzat si trillime, por duhet të shkojë në gjykatë. Në gjithë botën ka tre shkallë gjykate, madje katër, bashkë me Gjykatën e Strasburgut. Berisha nuk e njeh ligjin dhe drejtësinë, ‘Ligji jam unë!’ thotë ai, si Luigji i XVI.”, u shpreh Zogaj.

Artikulli paraprakBasha: Korrupsioni mbretëron në Shqipëri, jemi alternativa që do përmbysë situatën
Artikulli tjetër“Si është Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!” Aspekte nga PD Dega 7 Tiranë