Drejtësia e kapur nga Rama, ja statuja që u ngrit sot në sheshin “Skënderbej”

Në Sheshin “Skënderbej” shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha.
“Drejtesia e kapur nga Rama, ja statuja qe u ngrit sot ne sheshin ‘Skenderbej’, te cilen e mbajne 10 te rinj te maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisi Habilaj qe tregon se Drejtesia eshte vene ne sherbim te trafikut te droges, krimit te organizuar dhe qeverise se lidhur me te”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.
Ndërkoh, mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet e vendit për të protestuar para kryeministrisë. Makinat e protestuesve nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës të mbushur me mesazhe kundër Ramës: Na prit Pasha! Po vijmë, Pasha!
Opozita ka thirrur sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kurorëzim i protestave të saj në sallën dhe komisionet parlamentare pas publikimit të audiopërgjimit që implikonte në trafiku e drogës vëllanë e ministrit të Brendshëm, vetë ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama.

33553733 1012517005575873 6941966231914151936 n

Artikulli paraprak“Na prit Pasha, po vijmë”! Mijëra protestues vërshojnë nga rrethet drejt Tiranës
Artikulli tjetër“Poshtë pashallarët e krimit”, uragan popullor në sheshin “Skënderbej”