Drama e Manjola Cakonit dhe mashtrimi Ramës/ Grida Duma: Kontratën e dhurimit e kanë bërë pasi ne kemi shkuar aty

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ishte e ftuara e Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ajo komentoi edhe videon skandaloze, që tregon se kryeministri ka kërcënuar Manjola Cakonin, familja e së cilës u bë simbol i tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

E pyetur se përse duhej publikuar ajo video, Duma tha se ka një arsye.

“Ajo video duhej sepse ndodhin kaq shumë gjëra në këtë vend, sepse shqiptarët janë të mpirë nga elementët e krizës, kaluan tërmetin, kaluan pandeminë. Ata janë mësuar me krizën. Problemi është se ne mësohemi me të keqen. Pastaj nis e funksionon kujtesa e shkurtër. Atëherë kishim një rast që ishte familja Cakoni, që ishte rast simbol i tragjedisë sepse kishin humbur dy familjarë në një tërmet që ishte paralajmëruar nga tërmeti i shtatorit,” tha ajo.

Duma theksoi se familja duhej të ishte larguar nga banesa e dëmtuar që në shtator kur ndodhi tërmeti i parë. Por ata mbetën aty deri tërmetin e rëndë të 26 nëntorit.

“Historia nis që aty, nga shtatori,” tha ajo.

Sipas saj, kryeministri e përdori këtë familje për propagandë.

“Nuk mund të përdorësh fëmijët duke u shkuar në shtratin e spitalit dhe nuk mund t’i marrësh nga trauma dhe t’i çosh me avion të takojnë Ronaldon,” tha Duma.

“Që më akuzon kryeministri, ky është kompliment,” shtoi Duma. “Kontratën e dhurimit e kanë bërë pasi ne kemi shkuar aty”, komentoi ajo reagimin e Ramës.

Artikulli paraprakLargimi i Besa Shahinit në ditën e parë të shkollës, reagon ish-deputeti: E hoqi për të mos mbajtur përgjegjësi…
Artikulli tjetërMësuesja që denoncoi infektimin e mësuesve te shkolla “De Rada” i përgjigjet Veliajt: Mos më…