Dosja McGonigal, Basha: Para drejtësisë duhet të shkojë edhe Edi Rama dhe shpura e tij që e korruptuan

“Para drejtësisë duhet të shkojë edhe Edi Rama dhe shpura e tij që e korruptuan McGonigalin.” – u shpreh kreu i PD-së, Basha.

“Se në burg është ai që është korruptuar, por para drejtësisë duhet të shkojnë edhe ata që e korruptuan, ata që janë kallëzuar në SPAK duke filluar me Edi Ramën dhe një shpure të tërë pas tij për të cilën dhe Partia Demokratike ka bërë kallëzimin e vet, sepse lidhen edhe me inceneratorët bashkë. Por këto janë çështje që ndryshe nga të tjerët që mundohen t’i bëjnë reklamë, do ia lëmë sekretit hetimor dhe SPAK-ut t’i zbulojë e t’i çojë deri në fund.”
– tha Basha.

Lulzim Basha:

Unë e di që fushata e shpifjeve që nisi ndaj meje dhe përfundoi me protagonistin në burg nga drejtësia amerikane. Dhe këtë se di vetëm unë, sot këtë e di çdokush në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kështu funksionon një drejtësi e pavarur dhe e pa njollosur nga lojërat politike. Kështu që përrallat me rubla ruse ranë poshtë dhe për fat të keq ka rizbuluar edhe njëherë protagonistin i cili duhet të hetohet. Se në burg është ai që është korruptuar, por para drejtësisë duhet të shkojnë edhe ata që e korruptuan, ata që janë kallëzuar në SPAK duke filluar me Edi Ramën dhe një shpure të tërë pas tij për të cilën dhe Partia Demokratike ka bërë kallëzimin e vet, sepse lidhen edhe me inceneratorët bashkë. Por këto janë çështje që ndryshe nga të tjerët që mundohen t’i bëjnë reklamë, do ia lëmë sekretit hetimor dhe SPAK-ut t’i zbulojë e t’i çojë deri në fund.

Kur unë kam dalë para demokratëve de para shqiptarëve dhe kam thënë në Partinë Demokratike nuk ka asnjë cent financim të huaj e aq më pak rus, të jeni të sigurtë që faktet e plota të kësaj disponoheshin nga institucionet amerikane, siç e thash të diplomacisë dhe të gjitha niveleve të tjera. Partneriteti i Partisë Demokratike me SHBA nuk është cenueshmëria e këtij parneriteti, ka qenë dogëm dhe mbetet dogëm për Lulyim Bashën, jo në funksion të vetes time por në funksion të asaj që besoj, është e nevojshme për demokratët dhe për shqiptarët.

Artikulli paraprakInvestime 100 milionë euroshe? Belinda Balluku përzgjodhi kompaninë me pronarë “anonimë” dhe me financa të dyshimta! Ekspertët ngrenë alarmin
Artikulli tjetërAlbin Kurti ngre alarmin: Ushtria serbe, vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën