Dorëzohet Rama! Pranon dështimin me sistemin e-albania

Kryeministri Rama pranon dështimin me sistemin e-albania duke deklaruar se, shumë qytetarë nuk kanë mundur të aplikojnë tek faqja qeveritare e-Albania. Ai ka kërkuar nga Policia e Shtetit që sot dhe nesër të mos vendosin gjoba.

“Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare.

Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem.

Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës”, tha ndër të tjera Rama.

Artikulli paraprakMeçorapaj: Jeta e prindërve dhe gjyshërve të lënë në harresë vlen më shumë se show i kryeministrit
Artikulli tjetërMijëra qytetarë nuk kanë me se të ushqehen në izolim nga Covid-19, ministri shpërdoron miliona për qeleshe!…