Dokumenti/ Veliaj, 500 mijë USD për foto e video vetëm për 30 ditë, reagon kreu i FRPD

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik me vlerë plot 41.265.000 pa TVSH (me TVSH rreth gjysëm milioni USD) për të blerë pajisje audiovizive”, denonconte Boldnews më 25 nëntor 2020, lidhur me tenderin e rradhës së bashkisë së Tiranës.

Lidhur me këtë tender ka reaguar sot kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili duke iu drejtuar Erion Veliajt, shkruan se është mishërimi i shprehjes “fshiti digjet, ajo krihet”.

Këlliçi shkruan se në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Postimi i Belind Kelliçit

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.
Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!
Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:
Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.
Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.
Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.
Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.
Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”.
128561420 35850156
22

 

Artikulli paraprakNdregjoni: Parcelë Kombëtare Përjetësimi për 4500 shqiptarët e pushkatuar që u zhdukën edhe kufomat nga diktatura enveriste
Artikulli tjetërRama përgatitet të manipulojë serish zgjedhjet, e çon numrin e votuesve në 4.5 milionë nga 2.8 milionë