Dokumenti/ Si dhe ku Rama do transferojë 20 milionë euro nga Unaza e Re

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka vijuar me sulmet ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, lidhur me projektin e Unazës së Madhe.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti demokrat ka publikuar dokumentin e regjistrimit në QKB të kompanisë e cila sipas tij do marrë 20 mln euro nga projekti i Unazës së Re. Ndërkohë Shehah shprehet se kompania DH Albania figuron e regjistruar në parajsë fiskale përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle e cila është fantazmë.
Më tej ai thotë se ky mund të jetë “arti i ri” i vjedhjes së Ramës dhe pronari i vërtetë i kësaj kompanie, që ka si përfaqësues ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi, është vetë kryeministri.
Postimi i plotë
Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.
Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.
Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Artikulli paraprakTë shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur, ja kush ishte shënjestra
Artikulli tjetërGazetari revoltohet: Një gomar në Kosovë! Zoti Rama fuck off!