Dokumenti/ Reagon kryebashkiakja Ademi: Bashkitë e tyre janë anëtarë të shoqatës tjetër, të krijuar nga Rama në 2010

POSTIMI I PLOTË I KRYETARES SË SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË, VOLTANA ADEMI

Për qytetarët që janë të interesuar për demokracinë në vend dhe rrezikun e lirive të tyre nga një kryeministër autoritarist si Edi Rama, një shpjegim i thjeshtë për të ashtuquajturin shkarkimin tim si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

📌 Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës së PS.

📌 Nga pikëpamja ligjore, vendimi i sotëm është nul, nuk ekziston për asnjë institucion serioz. Sigurisht, nuk mund të pranohet si i vlefshëm as nga Gjykata Kushtetuese, ku Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të votimeve të 30 Qershorit 2019.

https://www.shav.al/sq/kush-jemi/anetaret

11

Artikulli paraprakAvokatja e Shtetit: Becheti ka fituar vetëm 108 milionë euro!
Artikulli tjetërVideo/ Zhupa: Prishjet selektive, si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale