Dokumenti/ Kundërpërgjigjet Rithemelimi, çon në SPAK Vullnet Sinën!

Rithemelimi i është përgjigjur kallëzimit penal nga PS, për deputetin demokrat Bledjon Nallbati lidhur me sherrin në Kuvend.

Mësohet se demokratët kanë ngritur po ashtu një kallëzim penal për deputetin socialist Vullnet Sinën goditje për shkak të detyrës.

Në shkresën e PD pretendohet se ekzistojnë dyshime të bazuara se veprimet e tij përmbushin elemente të veprës penale të “Goditjet për shkak të detyrës””

“Qysh prej fillimit të sesionit të ri parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përballur me cënime të rënda të të drejtave kushtetuese dhe atyre ligjore dhe më konkretisht, për zgjedhjen e kryetarit të grupit parlamentar, caktimin e përfaqësuesve në komisionet e ngritura për reformën zgjedhore, si dhe me mohimin e të drejtës kushtetuese që ka pakica parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”, shkruhet në dokument.

Artikulli paraprakMbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina nënshkruajnë deklaratën: AI, rrezik katastrofik për njerëzimin
Artikulli tjetërPoli Hoxha: Isha dëshmitar kur Berisha u shoqërua në polici në 2000. Çfarë ka ndryshuar që atëherë!