Dokumentat/ Si ja dha Gjiknuri tenderat pa garë trafikantit të drogës

Tenderat e ‘fituar’ nga trafikanti i drogës, Edmond Bego, i njohur si miku i Taulant Ballës, janë fituar pa garë. Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar dokumentat i bëri thirrje Ministrit Damian Gjiknuri të mos fshihet pas të kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete që mbulojnë të vërtetën.
Deklarata e deputetit Ervin Salianji
Damian Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën.
Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës.
Mashtrimi tjetër i Damian Gjiknurit është se Edmond Bego ka marrë leje minerare në vitin 2009 nga një ish ministër demokrat.
Në vitin 2009 “Inerte Expres”nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos.
Në vitin 2009, Edmond Bego u arrestua nga Qeveria e Partisë Demokratike si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës më të pamëshirshme, bandës së Lushnjës.
Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.
Prandaj është urgjente që prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant tek Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin.
Provat në Dokumentat më poshtë, QKB dhe kontrata e shitjes.

1 11

2 10

Artikulli paraprak“Rilindja Urbane”, 30 minuta shi përmbytin Pazarin e Vjetër në Korçë
Artikulli tjetër“Vrima e Zezë” e Rilindjes/ Si u zhdukën 67 milion euro nga Buxheti vetëm në 7 muaj