Dogana e Kosovës ka lehtësuar procedurat e tregtisë

Në një studim të zhvilluar nga IFC/World Bank (korporata financiare ndërkombëtare, e cila është pjesë e Bankës Botërore) dhe Dogana e Kosovës është matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore në eksport dhe në import. Rezultati ishte se procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, tha se ky studim është kontribut i rëndësishëm i Doganës, e cila ka kohë që ka filluar të bëjë reforma, të cilat kanë krijuar lehtësira për bizneset. “Pjesëmarrja në këtë studim ka bërë që ne të matim performancën dhe ky nuk është një studim i thjesht, por ka një efekt multiplikues. Sa i përket qarkullimit të mallrave eksport-import ky studim nuk ka gjetur pengesa të mëdha dhe për këtë ne jemi krenarë. Studimi ka treguar që Dogana zhvillon procedura me standarde evropiane. Gjetjet kryesore të këtij projekti japin një rezultat pozitiv”, tha ai. Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore Robert Struthers, tha se ky lloj studimi është një mjet unik, i cili përdoret për të matur kohën e zhdoganimit të mallrave, nga koha kur hyjnë mallrat deri te dalja e mallit, derisa ky studim ka përdorur një metodologji të pranuar nga Organizatës Botërore e Doganave. Gjithashtu, ai tha se Dogana e Kosovës ka procedura adekuate dhe nuk ka krijuar ngushtica të transportit, por përkundrazi ka lehtësuar tregtinë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërShqipëria edhe pse me burime të shumta ujore në zonën e rrezikut