“Do nxjerrim karriget bosh jashtë lokalit”, shoqata e Turizmit: Aasnjë ndihmë nga qeveria e Edi Ramës!

Para pak ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se nga data 24 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Por kufzimi i lëvizjeve deri në orën 20:30 duket se do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te bizneset, baret, lokalet dhe restorantet.

Ndryshe nga sa kanë bërë të gjitha shtetet e tjera, që kanë dhënë ndihmë ekonomike për bizneset e prekura drejpërdrejtë nga ora policore, në Shqipëri qëveria është mjaftuar vetëm me një pagë lufte prej 40 mijë lekësh, që u dhanë që në muajin Prill.

Të gjendur këtë situatë përfaqësuesi i Shoqatës së Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës, Enri Jahaj tha ditën e sotme se këto biznese janë tashmë në krizë pasi kanë vetëm 50% të xhiros, xhiro që pritet të reduktohet edhe më tej me uljen edhe më tutje të orarit të kufizimit. Por me këto kufizime bizneset janë në prag të falimentimit.

“Unë ta jap me bindje që kanë qenë rreth 30 për qind e jona që prisnin këto festa të merrnin pak ajrosje ekonomike. Sot gjenden përballë një fakti që do të duhet të ulin qepenat dhe ndoshta nuk do ta ngrenë më atë qepen. Sektori jonë është një ndër më të prekurit në shkallë botërore dhe jo vetëm në Shqipëri.Ky kufizim me një orë e gjysmë është absurd, pasi nuk besoj se kjo kohë bën ndonjë diferencë me Covidin”, theksoi ai.

Më tej shtoi: “Sot po i dërgohet një letër e hapur kryeministrit dhe komitetit të ekspertëve, duke u kërkuar që të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë zgjidhje për këtë muhabet, sepse nuk mund të zgjatet më shumë. Nëse nuk marrim zgjidhje, do të fillojmë të kemi disa protesta, si të them, jo të përqendruara sepse janë të ndaluara, por vizuale. Çdo lokal do nxjerrë karriget boshe jashtë lokalit”.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 artisti i njohur
Artikulli tjetërGjendet pa ndjenja i riu në Durrës, kishte dalë për të shitur letra