Djegia e “Sarajeve”, Vokshi: Zjarrvënie dhe mikpritje afganësh, ditë perfekte për korrupsion

Nga Albana VOKSHI

Përfituesit direktë të zjarrvënies tek Sarajet janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe kush do të ndërtojë aty. Me apo pa zjarr, me apo pa mashtrimet e Erion Veliajt, me apo foto/video të zjarrvënësit, media ka bërë të njohur prej më shumë se 1 viti se tek Sarajet do të ndërtohet.

Kulla 45 kate me lejen e Ramës & Veliajt do të zhdukë përfundimisht të fundmin nga monumentet e kulturës në zemër të Tiranës. Erion Veliaj e ka pranuar vetë sot se aty do të ndërtohet, duke shkatërruar njëherë e mirë identitetin dhe trashëgiminë kulturore të kryeqytetit.

Do të jetë Saraje me kullë apo Kullë me Saraje kjo s’ka rëndësi. Fitimi për metër katror është më i rëndësishmi për Ramën dhe Veliajn! Pse hesht Ministrja e Kulturës dhe pranon që për punën e saj të flasë Erion Veliaj, njësoj si për Teatrin Kombëtar?!

Mos u habisni kur në vend të llogaridhënies për këtë akt të ri korruptiv dhe shkatërrimtar t’ju përgjigjen: “Vendimet i marrim pas autorizinit të popullit për mandatin e tretë, në të mirë të Shqipërisë”.

Ah, të mos harrojmë që sot vijnë në Shqipëri 250 qytetarë afghanë. Ditë perfekte për të mbuluar shpejt gjurmët e krimit dhe korrupsionit!

Artikulli paraprakTalebanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë, aeroporti i Kabulit sot më i qetë
Artikulli tjetërShehaj: Zjarrvënia tek “Sarajet” me lejen e Veliajt