“Djalli fshihet në procedurë”, avokati Artan Murrizi tregon dënimet e protestuesve: Asnjë prej tyre nuk përfiton nga amnistia e djeshme

Avokati Artan Murrizi u shpreh gjatë ditës së sotme se asnjë nga dënimet e protestuesve nuk përfshihen në amnistinë penale.

“Djalli fshihet në procedurë është për rastin tonë sipas variantit “djalli fshihet në detaje”. Ajo që është miratuar dje është luajtur me paragrafet e neneve për të cilat janë akuzuar protestuesit. Të gjithë protestuesit, pa përjashtim akuzë kryesore kanë pasur kundërshtimin e punonjësve të policisë të parashikuara nga neni 236/2.
Ndërkohë amendamenti i djeshim që i është bashkëngjitur, amendamenti i atij grupi deputetësh opozitarë që janë bërë deputetë nga votat e këtyre protestuesve, nga votat e këtyre demokratëve, tekstualisht po ua citoj: “paragrafi 1 i nenit 236”.” – u shpreh avokati Murrizi.

Më poshtë pjesë nga fjala e tij:

Unë kam disa vendime këtu konkrete për të gjithë protestat dhe akuza në ngarkim të tyre tashmë me vendim përfundimtar të Shkallës së Parë, janë deklaruar fajtor, është:
Protestuesi D.B, është dënuar për kundërshtim të punonjësit të policisë, rendit publik, parashikuar nga neni 236/2, dënuar me 1 vit burgim.
Shtetasi E.B i dënuar me 1 vit burgim, shtetasi G.B dënuar me 1 vit burgim dhe të tjerë. Të tillë janë mbi 700 veta që kanë filluar procedimet dhe kanë vajtur në gjyq dhe janë deklaru fajtor.
Ajo çka është më interesante madje, kemi rastet që ende nuk kanë përfunduar gjykimi në shkallë të parë. Janë ende në shkallë të parë. Është një 63-vjeçar që vjen që nga viti 2019 që vjen në çdo seancë gjyqsore nga një fshat it hell i Devollit. Shtetasi A.P, pra ka 5, 6 vite që vjen në cdo seancë që ka këtu.
Kemi rastin e një pedagogu me inicialet A.K, ende nuk ka përfunduar procedimi, është ende në shkallë të parë. Mendo pastaj Apeli, apo Gjykata e Lartë.
Të gjithë këta njerëz me votat e deputetëve që janë bërë nga këta protestues, mund të amnistoheshin dje, edhe i mbyllnin hallet. E theksoj dhe njëherë, asnjë protesues nuk përfiton nga amnistia e djeshme.

Artikulli paraprak“Amnistia Penale”, Alibeaj: Dje u amnistuan drejtorët, sot thirren protestuesit para Bashkisë. Tallje!
Artikulli tjetërEdi Rama është drejtuesi i qeverisë më të korruptuar në Europë. Ai ose është i paaftë, ose është bashkëfajtor, në të dyja rastet duhet të mbajë përgjegjësi