Distancimi i Francës nga farsa e 30 Qershorit, Vasak: Ku po shkon Shqipëria?

“Ku po shkon Shqipëria dhe për ku po largohen rinia e saj? Pak ditë pas disa zgjedhjeve vendore të çuditshme, këto janë pyetjet që dua të ngre publikisht!” Kështu e nisi fjalimin e saj ambasadorja franceze Christina Vasak në një pritje organizuar më 14 korrik, në ditën e Festës Kombëtare të Francës.

Duke folur para presidentit Meta, ministrave e deputetëve të pranishëm, ambasadorja Vasak këmbënguli tek dëshira e të rinjve shqiptarë për tu larguar përgjithmone nga vendi:

“Pse largohet rinia nga Shqipëria apo çfarë e shtyn atë ta bëjë? Çfarë gjëje është më e natyrshme, siç e ka thënë me të drejtë Kryeministri, sesa zbulimi i pjesës tjetër të Evropës dhe botës, të studiosh, të punosh dhe të jetosh diku tjetër? Sigurisht, por pse shumë të rinj duan të largohen për gjithmonë?”

Sipas saj ky fenomen po zmadhohet gjithnjë e më tepër dhe për faktin se shqiptarët po humbasin besimin tek institucionet:
“Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për emrin [europian], në çdo aspect, pa pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi ësahtë një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet?”

Ambasadorja vazhdoi më tej duke thënë se është detyra e drejtuesve dhe institucioneve për të drejtuar një shtet, dhe se diplomatët vetëm sa mund të ndihmojnë gjatë këtij procesi, por nuk mund të jetë ata vendim-marrësit:

“Diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente. Kjo gjë duhej thënë.”

Ambasadorja Vasak është e para ambasadore që pranoi publikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë ‘të çuditshme’, në ndryshim nga qëndrimi i Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, të cilët ‘kanë vlerësuar zhvillimin e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve dhe janë të pritje të vlerësimit përfundimtar të raportit të OSBE-ODIHR-it.’

Artikulli paraprakSot protesta ndryshe kundër rritjes së çmimit të karburanteve, fik makinën ora 12.00
Artikulli tjetërForcat e policisë mbërrijnë tek zona e “Astirit”, banorët në revoltë: Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin, o do i vrasim