Di Francesco: Herët të flasim për titullin

Roma po kalon një moment mjaft të mirë, pasi në Serinë A po tregohet cinike, duke fituar shpeshherë me rezultat minimal, ndërsa në Champions po dhuron gola dhe lojë spektakolare. Futbollistët e verdhekuqve duken të kënaqur me punën e trajnerit Di Francesco dhe optimistë mbi rezultatet e skuadrës. Së fundi edhe drejtori teknik i Romës, Monchi është shprehur se skuadra tani mund të fillojë të mendojë për titullin, por nuk është i këtij mendimi trajneri i verdhekuqve.
“Në fillim duhet të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, ku duhet të marrim 3 pikët dhe të rikuperojmë diferencën me kryesueset. Po kalojmë një moment të mirë, por është ende shumë herët që të mendojmë për titullin. Kjo është një çështje që i përket 8-10 javëve të fundit të kampionatin, por deri atëherë të shohim se në çfarë situate do të jemi”, tha trajneri i Romës.

Artikulli paraprakInteri vetëm barazim ndaj Torinos
Artikulli tjetërDzeko refuzon superofertën nga Kina