Dhunë fizike mes LSI-së dhe PS në takimin e Gjiknurit

Një takim i ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri me banorë të fshatit Akërni në Novoselë, ka degjeneruar në dhunë fizike. Sipas burimeve nga takimi, Gjiknuri u ka kërkuar banorëve që të votojnë për Partinë Socialiste dhe të mos japin asnjë votë për LSI-në. Ai ka kërkuar që qytetarët të zhdukin me votë ato parti që konsiderohen si parti të pazarave.
Por, këto deklarata të kandidatit të PS-së kanë nxitur reagimin e disa militantëve të LSI-së që ishin të pranishëm në takim. Ata janë përplasur fizikisht me njerëzit e Gjiknurit dhe kanë kërcënuar këtë të fundit. Simpatizantët e LSI-së kanë akuzuar Gjiknurin se po kërkon të fusë banorët e fshatit në vëllavrasje vetëm për çështje politike. Gjithsesi, ministri nuk është prekur nga banorët dhe është larguar pas tensionimit të situatës.

Artikulli paraprakDitmir Bushati urdhëron ndërprerjen e energjisë TV “Rozafa”
Artikulli tjetërMinistri Demiraj ndryshon rregullat për kompanitë e sigurisë fizike