Dhuna në familje, dy të arrestuar në Fier e Divjakë

Dy persona në Fier dhe Divjakë janë arrestuar nga policia për dhunë në familje. Në Fier, blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Bektash Arapi, 57 vjeç, banues në Zhupan. Arrestimi i tij u bë, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin H.A, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Fier u largua për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal. Në Divjakë u arrestua Gentian Kuka, 42 vjeç, banues në Grabian. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.K 79 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakShkatërrohet banda shqiptare që trafikonte drogë në Itali
Artikulli tjetërAksident në Vlorë, plagoset rëndë gruaja në trotuar