Dhimbje barku? Ja çfarë mund të jetë

Të gjithë kemi dhimbje barku herë pas here. Por, në disa raste, në varësi të simptomave që keni, mund të duhet që të vizitoheni tek një mjek. Ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje barku.
Gastriti
Lëngu që ndihmon në tretjen e ushqimeve ka në përmbajtje shumë acid. Në disa raste këto lëngje tretëse kalojnë barrierën mbrojtëse të stomakut dhe shkaktojnë acarim të veshjes së brendshme të tij – që quhet ndryshe gastrit. Mund të nxitet nga bakteret, përdorimi i rregullt i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, si ibuprofeni, abuzimi me alkoolin ose stresi. Mund ta trajtoni me ilaçe kundër acidit. Mos i injoroni shenjat e gastritit, pasi nëse nuk trajtohet në kohë, mund të çojë në gjakrrjedhje ose ulcer në stomak.

Ulcera peptike
Këto janë plagë të hapura në veshjen e brendshme të stomakut ose në pjesën e sipërme të zorrës së hollë. Shkaku kryesor është bakteri, megjithatë, edhe përdorimi afatgjatë i aspirinës, ibuprofenit ose ilaçeve të tjera për lehtësimin e dhimbjeve mund të luajnë një rol. Njerëzit që pinë duhan ose alkool janë më të rrezikuar nga ulcera. Pacientët trajtohet zakonisht me antacide ose antibiotikë, në varësi të shkakut.
Virusi në stomak
Njohur ndryshe si gripi i stomakut, është një infeksion viral në zorrë. Mund të keni diarre, dhimbje barku ose të përziera. Mund ta merrni këtë infeksion nga një person i infektuar ose nga një ushqim i kontaminuar. Flisni me mjekun nëse keni temperaturë të lartë, jeni të dehidratuar, vëreni gjak kur villni ose në jashtëqitje.
Sindroma e zorrës së irrituar
Kjo sëmundje e zakonshme prek zorrën e trashë. Mund të shkaktojë dhimbje abdominale, fryrje barku dhe mukus në jashtëqitje. Mund të keni herë pas here diarre dhe kapsllëk. Nuk dihet shkaku kryesor, megjithatë ushqimet, stresi, hormonet dhe infeksioni mund të luajnë rol. Mund të lehtësoni simptomat duke bërë ndryshime në dietë ose në mënyrën e jetesës, ose nëpërmjet ilaçeve.

Artikulli paraprakTaksat e investitorëve/ Shqipëria me nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon
Artikulli tjetërVazita e vështirë e Merkel në SHBA