Dëshpërim dhe lot për futbollistët e larguar

Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti lanë vendgrumbullimin e Kombëtares në Bad Ëaltersdorf këtë mëngjes. Mbrëmja e së hënës ka qenë vërtet dramatike, kur De Biasi ju ka komunikuar personalisht duke i marrë njëri pas tjetrit në takime private për tu komunikuar vendimin se janë ata që duhet ti ndërpresnin para kohe përgatitjet për Europianin. Ka patur zhgënjim, dëshpërim e madje dhe lot, dhe është e lehtë të kuptohet se dhe pas një nate të trazuar futbollistët janë po aq të dërrmuar shpirtërisht.
Për ta ka qenë padyshim një dramë e vërtetë, edhe pse mundohen të mbajnë veten është e pamundur të fshehin dëshpërimin teksa lënë shokët e Kombëtares. Pas komunikimit të vendimit të parët që janë përpjekur ti ngushëllojnë kanë qenë Alban Bushi dhe Erjon Bogdani ndërsa kanë patur dhe një takim me Presidentin e FSHF Armand Duka dhe menaxherin e Kombëtares. Gjithsesi për ta është një vendim i vështirë për tu kapërdirë, të pezmatuar në fytyrë e kanë të vështirë për to folur qoftë edhe një fjalë. Kështu kanë lënë Kombëtaren, Kjo ishte pengesa e parë, dhe duhet të shërbejë për ti bërë më të fortë, ata janë pjesë e Kombëtares shqiptare, e sotshmja për ta është padyshim një ditë e vështirë, por të ardhmen e kanë të gjithën përpara.
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka sqaruar listën përfundimtare të lojtarëve të ftuar për Euro 2016. Gjimshiti, Rrahmani, Ajeti dhe Shala ishin katër lojtarë të sakrifikuarit nga 27 futbollistët që ka pasur në dispozicion trajneri italian.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë, dhe i trishtuar, por sigurisht që ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara për disa lojtarë Ishte një mënyrë e drejtpërdrejt”, ka deklaruar De Biasi në konferencën për media.
“Ua thashë në sy arsyet kryesore se pse ata nuk do të ishin me grupin në Francë. Reagimi i futbollistëve? Lojtarë e pranuan vendimin sepse ishte një vendim që do të merrej. Ata e dinin se çfarë i priste, dhe janë bërë në bazë të bindjeve të mira se cilët do të ishin më të dobishëm për në Francë”, ka theksuar ai.

Artikulli paraprakDe Biasi nervoz!
Artikulli tjetërManaj shënon 3 gola ndaj Romës