Deputetja Tabaku: Rënia e vlerës së euros tregues i pastrimit të parave dhe blerjes masive të votës

Nga Jorida Tabaku

Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje po aq herë arrihen rekordet negative të rënies së euros.

Pse bie euro dhe vlerësohet leku? Kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri!

Nuk është e vlerësuar monedha jonë sepse kemi një ekonomi më të fortë! As se po na mbysin turistët e huaj që janë derdhur në Shqipëri për të shpenzuar miliona!

Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!

Mos u gënjeni nga slogani pemëve që në fakt mbulon të vërtetën e parave të pista që po i hapin gropën ekonomisë sonë!

Mos i përbuzni shqiptarët me gënjeshtra kur të gjithë e dinë të vërtetën që jehon nga betoni në zemër të Shqipërisë dhe shpërndahet në çdo skaj; pastrimi i parave dhe një qeveri në shërbim të këtij pastrimi!

Artikulli paraprakSpaho: PD është formacioni politik që mund t’i ndryshojë gjërat në Shqipëri, ka njerëz të lirë
Artikulli tjetërKandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Bejko takim me përfaqësues të bizneseve: Përgjysmojmë disa taksa!