Deputetja e PD-së Eralda Tase: 40% më pak studentë në mjekësi, qeveria jep akoma para për koncesionet

Deputetja e PD-së Eralda Tase ishte këtë të diel e ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ligjit për studentët e mjekësisë.

Ajo tha se që në momentin e parë që ky ligj u propozua, deputetët e opozitës e kanë parë si të papranueshëm, ndërsa shtëpi se qeveria nuk po bën politikat e duhura me këta të rinj. Sipas saj për një vit interesi për të zgjedhur degët e mjekësisë ka rënë me 40% pasi studentët nuk ndihen të motivuar.

E vërteta është se edhe ne si deputet të opozitës na u paraqit një projektligj që ishte i papranueshëm. Mazhoranca duhet që minimumi ti dëgjonte studentët e mjekësisë.

Problemi i mungesës së mjekëve nuk ka lindur tani, ka disa vite, por nëse kjo qeveri do të mundohej ta merrte me seriozitet këtë gjë për studentët e mjekësisë apo për të gjithë shëndetësinë, do duhej që një pjesë e buxhetit të kalonte në mbështetje të këtyre të rinjve. Ja u jap unë me statistika, nga viti 2022 deri në 2023, dëshira e të rinjve për të studiuar në mjekësi ka qenë 40% më pak”,-tha deputetetja Tase.

Artikulli paraprakAli Ahmeti propozon: T’i heqim kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë
Artikulli tjetërKonsumoi mbidozë të ilaçeve, përfundon në spital 62-vjeçarja në Tepelenë