Deputetja Açka: PS e ka Berishën makth!

Deputetja e PD, Flutura Açka, nga foltorrja e Kuvendit tha se, qeveria gjatë gjithë kohës bën monologje duke fyer opozitën dhe se i ka zënë merakur për “Foltoren” e Berishës.

Deputetja Açka tha se, qeverinë e ka zënë frika nga foltorja e Berishës dhe për këtë arsye e përmendin gjithë kohës dhe kjo është gjë e mirë.

“Ligjet dhe rregullat nuk janë barka shpëtimi. Na duhet të respektojmë rregulloren. Jeni të interesuar të jeni këtu.

Unë e kuptoj se jeni mësuar me dhomën bosh dhe orientoheni të mos përplaseni me ne dhe ju merren mendtë.

Momologje të mërzitshme të qeverisë, gjithë kohën merren me opozitën, kanë zënë merak që merren me “Foltoren”, suket që Berishën e keni makth akoma, gjë shumë e mirë. Për këtë i paguajnë taksat shqiptarët tha deputetja Açka.

Artikulli paraprakBasha poston videon: Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt!
Artikulli tjetërShpenzimet e luksit për Edi Rilindjen rriten ndjeshëm, plot 52 milionë Euro!