Deputeti i PS me Covid-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti i PS, Enver Rroshi është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deputeti socialist Taulant Balla në fillim të fjalës së tij nga selia e Kuvendit është shprehur se kolegu i tij Enver Rroshi ështënë gjendje të rëndë shëndetësore.

“Enver Rroshi është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Unë njeri si ty nuk kam parë, po flas për një njeri i cili po kalon në të njëjtën situatë siç ke qenë edhe ti. E kuptoj detyrën që ke marrë, të lutem ta mbaroj (i drejtohet Alimadhit).

Enver Rroshi është në një gjendje të vështirë shëndetësore, i uroj si koleg shërim të shpejt dhe përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të respektoj masat dhe rregullat anti-Covid”, tha Balla.

enver roshi 1100x620 780x405 1

Artikulli paraprakNjë samit virtual i infektuar me virusin e bashkëpunimit po ashtu virtual!
Artikulli tjetërParalajmërimi i ish-ministrit: “Jemi si Greqia dikur, po kapitullojmë, do dalim në ankand ndërkombëtar”