Departamenti i Shtetit: Nuk ka një vend të ri pune për Hoyt Yee

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha “Zërit të Amerikës” se Hoyt Yee është në përfundim të detyrës si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, një post që e ka mbajtur që në shtator të vitit 2013.
Zëdhënësi i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse zoti Yee kishte dhënë dorëheqjen, siç kishin njoftuar sot disa media në Ballkan.
“Siç e dini, thotë zëdhënësi, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja”.
Zoti Yee ka shërbyer në postin aktual prej katër vjetësh.
“Në këtë moment, tha zëdhënësi, nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee”.
“Ne i jemi mirënjohës zotit Yee, për vitet e tij të shërbimit dhe përkushtimit në këtë pozicion dhe i urojmë më të mirën në detyrën e tij të ardhshme”, tha zëdhënësi me anë të një deklarate.
Gjatë ditës mediat serbe botuan lajmin se zotit Yee do të ishte ambasadori i ri i SHBA në Bosnje-Hercegovinë.

“VOA”

Artikulli paraprakMediu: Çdo qytetar ka arsye të forta përse duhet të protestojë
Artikulli tjetërTirana do t’a paguajë shtrenjtë koncesionin e inceneratorit të plehrave