Denoncimi: Vëllai i ministres Xhaçka me agjensi doganore, u bën presion bizneseve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit vëllai i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ushtron presion ndaj bizneseve, që të kryejnë procedurat te agjensia doganore që ai ka hapur.

Denoncuesi thotë se Andi Xhaçka kërcënon bizneset se nëse nuk do të kryejnë veprimet në agjensinë e tij, do të kenë sanksione dhe gjoba nga Dogana.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vellai i ndrikull Xhaçkes me agjensi doganore!

Ndjek si peshkaqen bizneset!

Lexoni mesazhin e qytetarit dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje, Dr.Berisha.

Ne vijim po ju dergoj shqetesimin nga disa Agjensi Doganore te cilat ma kane percjellur si shqetesim. Ata gjinden nen presion te vazhdueshem nga Andi Xhacka, vellai i Ministres se jashtme Olta Xhacka. Ky ka hapur nje agjensi Doganore dhe u ben presion subjekteve private qe te kryejne procedurat te ky i fundit, perndryshe do kene sanksione e gjoba Doganore ne menyre qe te jete i vetmi operator qe operon ne kete biznes duke falimentuar te tjeret. Bashkelidhur po ju dergoj dhe ekstraktin e QKB me te dhenat perkatese. Dite te mbare.

1 26

2 21

Artikulli paraprakI zënë pritë në rrugë, merret peng biznesmeni dhe punonjësja e tij
Artikulli tjetërBasha me demokratët e Mallakastrës: Të dielën do vendosim të vazhdojmë betejën kundër regjimit Rama-Doshi