Denoncimi: Terror policor nga çunat e krimit në Tiranë

Një qytetar nga Tirana denoncon terrorin e policisë mbi njerëz të thjeshtë në Tiranë. Qytetari i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan me ironi se Policia e Tiranës po arreston ‘superkriminelë’. Sipas tij, shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë futi në rajon 2 roje në moshë të thyer dhe një kamerier.
“Terror policor nga çunat e krimit në Tiranë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje zoti Berisha. Doja t’ju njoftoja për bandat e Edvin Ramës që po terrorizojnë gjithë qytetin. Jo më larg se para 25 minutash shefi i Komisariatit nr.1 në Tirane futi në burg 3 superkriminelët më të kërkuar. 2 roje me moshë të thyer edhe 1 kamerier që nxirrte bukën e gojës me atë pak bakshish. Mirë që i shoqëroi drejt komisariatit, por zotëria na kishte lënë makinën edhe skiç në mënyrë që të mos kalonte asnjë makinë tjetër edhe duke iu drejtuar njerëzve që s’keni për të kaluar këtu se kështu më do mua qefi… Kur erdhën edhe vetë efektivët e “Shqiponjave” ju drejtua duke ju thënë; nuk e lëviz makinën që këtu, dhe as ata nuk bënë asnjë gjë”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprak“The Telegraph”: 3 fishohet numri i shqiptarëve që futen në Britani
Artikulli tjetër‘Xibraka’, si ruhej Genci Xhixha nga përgjimet, fliste me kode