Denoncimi, situatë çnjerëzore nëpër burgje

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet burgu i Shënkollit. Mesazhi është bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha, dhe shkruan se ushqimi në burg dhe mënyra se si po trajtohen të dënuarit është mizerabël dhe e patolerueshme. Ndërkohë asnjë njeri nga Ministria e Drejtësisë nuk ka qenë për të kontrolluar situatën. “Përshëndetje zoti
doktor Berisha jam përsëri një familjar i një të burgosuri në Shënkoll. Ju vë në dije që gjendja e nderë vazhdon në burgun e Shënkollit. Asnjë njeri nga Ministria e Drejtësisë apo Drejtorisë së Burgjeve nuk ka qenë për të kontrolluar gjendjen e mjerueshme dhe po ushtrohet një represion i paparë ndaj të burgosurve. Bllokim lejeve shpërblyese. Bllokim veprimesh. Me veprime në kushte izoluese në kundërshtim flagrant me të drejtat e njeriut. Ushqimi mizerabël ndërsa po bllokojnë dhe ushqimet që po dërgojnë familjarët.
Të burgosurit kanë hyrë në grevë urie, Drejtoria e Burgut në kundërshtim me ligjin transferon të burgosur që janë në grevë për t’i frikësuar që të tërhiqen nga greva.
Bëjeni publike ju lutem të reagojë Avokati Popullit, ministria përkatëse sepse është një gjendje e nderë dhe korruptive.
Respekte anonim ju lutem”.

Artikulli paraprakRregullorja anti-SPAK e hashashit
Artikulli tjetërKryemadhi letër SHBA-BE: Na gënjyet për 7 ligjet, ishit garant