Denoncimi: Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit

Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë punonjësit e doganave e konfirmojnë se në Shqipëri kalon çdo ditë drogë. Një prej punonjësve të Doganës së Durrësit, i cili ka dashur të ruaj anonimatin, denoncon drejtuesit e doganave se si në mënyrë të vetëdijshme, kalojnë pa skanuar kamionët që transportojnë drogë.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha: Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit! Doganieri dixhital denoncon: Qebinin e Tahirit dhe ndrikullën drejtoreshë të doganave, që përjashtojnë nga skanimi kamionët me drogë në narko-doganën e Durrësit!
Më poshtë denoncimi i qytetarit:
“Mirëmbrëma Dr. Jam punonjës i Doganës në Durrës. Konstatimi i gazetarit në opinion është shumë i saktë. Sepse është e vërtetë që skanimi në Doganën e Durrësit, deri kur u kap sasia e madhe e drogës në Ankona, bëhej me përzgjedhje manuale me urdhër të Besmir Qibinit (njeriu i Tahirit në Doganë) dhe të drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave aktuale.
Vetëm pas kësaj goditje, u dha urdhëri i skanimit 100% në Portin e Durrësit, për të fshehur gjurmët nga Prokuroria. Akoma edhe sot, qëllimisht, moduli i riskut në sistemin kompjuterik të doganave për përzgjedhjen e mjeteve që duhet të skanohen, për eksportet nga doganat e brendshme dhe tranzitet ndërkombëtare, nuk funksionon.
Për këto vite, ky ka qenë “shtegu” i lirë nga kanë kaluar tonelatat e drogës, deri sa u godit në dy raste nga policia italiane. Kjo procedurë është lënë në heshtje qëllimisht nga drejtuesit e doganës edhe sot e kësaj dite, për t’u përdorur përsëri”.

Artikulli paraprakGjykata e Katanias fundos Habilajn, hedh poshtë kërkesën e rekursit
Artikulli tjetërFaqja e pare