Denoncimi i fortë: Vjedhin nga 3 mijë euro për një uniformë policie dhe…

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar në rrjet atë që e quan vjedhjen me uniformat e policisë.

Malltezi ka reaguar pak ditë pasi në terren ka nisur Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të anti-KÇK-së, ku efektivët e Njësisë Speciale janë shfaqur në terren të maskuar, me makina të blinduara, armë automatike dhe syze. Madje edhe në deklaratat për mediat që jepen në emër të OFL-së, shfaqet një efektive me syze, e cila i maskon gjysmën e fytyrës.

“Vjedhin nga 3000 euro për një uniformë policie dhe pastaj duan të tërheqin vëmendjen që të merreni me syze e jo me vjedhjen”, shkruan Malltezi në Facebook, duke postuar foton e mëposhtme.

86296023 10157755011368190 9076091290378043392 n

Artikulli paraprakKoronavirusi, The Economist: Shqipëria nën mesataren botërore për kapacitetet shëndetësore
Artikulli tjetërDokumenti/ Pas tenderit të inceneratorëve, Blushi dhe Zoto blejnë edhe aksionet e “Lori Kafe”