Denoncimi i Berishës: Policia bashkëpunëtore në pengmarrjen e dy personave në Shkodër

Policia e Shtetit është bashkëpunëtorë në pengmarrjen e dy personave në Shkodër. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në Facebook, Berisha rendit disa fakte që tregojnë se policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje, dhe reagoi vetëm pasi ajo u denoncua nga qytetari dixhital.
Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka dhe disa pyetje për Policinë e Shtetit.
Postimi i Berishës në Facebook
Narkopolicia është bashkautorë në pengmarrjen e Agron Mollës dhe Gëzim Hysenit!!
Të dashur miq, në Shkodër janë marrë peng dhe zhdukur qytetarët Agron Molla dhe Gezim Hyseni dhe narkopolicia apo Xhafopolicia është bashkëpunëtore në këtë akt kriminal. Le t’u referohemi fakteve.
1- Ajo kishte mbajtur heshtje varri për 5 ditë me radhë ndonëse ishte njoftuar po ditën e marrjes peng dhe se kush dyshohej për pengmarrjen.
2- Vetëm dje, dy orë publikimit dhe mbasdite në FB të informacionit të qytetarit dixhital, ajo shpërndau me shpejtësi në portale nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj në media lajmin plot gënjeshtra.
Kështu, njëherë ajo thotë se e kishte në komunikatë të brendshme më pas thoshtë se e kishte publikuar në faqen zyrtare
3- Ajo është bashkëpuntore sepse ka mbuluar pengmarrjen me njoftimin për largim nga shtëpia ndonëse kishte njoftimin për pengmarrje.
4- Ajo është bashkëpuntore sepse edhe në prokurori ajo ka njoftuar për largim nga shtëpia.
Miq, le ti shtrojmë në narkopolicisë dhe Xhaf Drogës pyetjet që vijojnë:
Sa persona duhet të zhduken që ju të jepni njoftim publik në media?
Për cilin vend në botë zhdukje e dy personave nuk përbën lajm kombëtar dhe ndërkombëtar?
Pse shpërndatë njoftimin vetëm pas publikimit të mesazhit të qytetarit dixhital? sb

Artikulli paraprakE padëgjuar, merren 16 milionë dollarë borxh për të hequr gurët e rënë në rrugën Tiranë-Elbasan
Artikulli tjetër14-vjeçarja tregon nga spitali tmerrin që përjetoi: Mbaj mend vetëm që makina më hodhi në ajër