Denoncimi i Berishës: Ministria e Brendshme ka marrë fund me Xhafën, policët ia fusin gjumit mbi tavolinë (Video)

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duket një polic i cili fle gjumë mbi tavolinën e komisariatit në Shkodër, referuar denoncimit të qytetarit digjital.
Nga ana tjetër Berisha nuk kursen as ironinë ku shkruan “Lufte e suksesshme kunder krimit ne Shkoder!”
Postimi i Berishës
Lufte e suksesshme kunder krimit ne Shkoder!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Mirdita doktor. Ministria e brendshme ka marr fund me Xhafen e krimit ne mes te dites ne komisariatin e Shkodres flihet siper tavolines”.Gjum ne komisariat
Para pak ditësh 27 vjeçari Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve vdiq në qelinë e policisë Korçës si pasojë e torturave të instaluara në polici nga ministri Fatmir Xhafa, i cili njihet për torturat e tij në burgje gjatë kohës që ka punuar si hetues i Sigurimit të Shtetit. Të njëjtat metoda që xhelati Xhafa ka ndjekur në kohën e komunizmit, që “thyente kockat e të burgosurve”, po përdoren tashmë në polici me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.
Fatmir Xhafa gjatë regjimit komunist ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit në Krujë ku ka torturuar qytetarë në burgje.
Opinioni publik ka reaguar ashpër për vdekjen e të riut Enea Ftoj në qelinë e policisë së Korçës, ndërsa ministri Xhafa dhe Ministria që ai drejton nuk kanë bërë asnjë reagim.

Lufte e suksesshme kunder krimit ne Shkoder!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb“Mirdita doktor. Ministria e brendshme ka marr fund me Xhafen e krimit ne mes te dites ne komisariatin e Shkodres flihet siper tavolines.”

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 21. Mai 2018

Artikulli paraprakBerisha e ndërtoi rrugën për të lidhur Gjirokastrën me bregdetin, Rama e përdori si pistë avinoni për drogën
Artikulli tjetërPD, gati të udhëheqë dhe të fitojë betejën me pasardhësit e xhelatëve të Spaçit