Denoncimi i Berishës: Grabitet dhe mbahet peng biznesmeni, dhunohet familja, policia bashkëpunon me bandën

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një ngjarje të rënë të ndodhur në Bulqizë, ndërsa policia jo vetëm që e ka fshehur por bashkëpunon me kriminelët. Denoncimi i Berishës është bërë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar nga Bulqiza. Qytetari shkruan se, mbërmë në Bulqizë banda e lidhur me pushtetin ka grabitur me dhunë një familje të nderuar! “Pasi i kanë lidhur, i kanë rrahur brutalisht nënën e vjetër, nusen e shtëpisë, të zotin madje nuk kanë kursyer as fëmijët (gocën dhe djalin), duke u bërë terror”, shkruan qytetari.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Narkopolicia fsheh dhe bashkepunon me krimin!
Ne Bulqize grabitet dhe mbahet peng biznesmeni, Terrorizohen femijet dhe familja!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor,
Mbreme ne Bulqize bande e lidhur me pushtetin ka grabitur me dhune nje familje te nderuar!
Pasi i ka ne lidhur, i kane rrahur brutalisht nenen e vjeter, nusen e shtepise, te zotin madje nuk kane kursyer as femijet (gocen dhe djalin), duke u bere terror.
Asnjera nga medjat nuk flet per kete rast te rende.
Policia e krimit ruan banoret qe mbrojne pyjet dhe jo grabitesit…
Personi i grabitur eshte biznesmen me lokal dasmash z. Ahmet Mira.
Eshte i njohur si punetor, taksa pagues i rregullt dhe familje e nderuar ne kete qytet”.

Artikulli paraprakI dërguari i Shullazit takoi Arta Markun? PD kërkon hetim dhe pezullim të menjëhershëm të Markut
Artikulli tjetërÇfarë provash po kërkon të zhdukë Besnik Dervishi?