Denoncimi i Dukës për Finon: Po përdor kriminelët dhe Prokurorinë për të kapur Federatën

Armand Duka dhe Bashkim Fino, dy kandidatët për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë shkëmbyer replika mjaft të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel.
Duka ka akuzuar Finon, se ka aktivizuar kriminelë dhe gangsterë për të frikësuar votuesit dhe se ai vetë ka frikë ti përmendë emrat e këtyre personave.
“Harroji punët e dosjeve dhe burgjeve. Je mësuar vetëm të shash dhe të ofendosh. Frymë e re nga “Muçi Naçi Baçi”, nuk e pres të vij. Frymë e re nuk e pres nga korrupsioni. Qetësohu vëlla se na duhesh deri në datë 7. S’ke lënë kriminel dhe gangster pa aktivizuar. Politikanët që ti ke futur në fushatë, dhe gangsterët që ke futur në fushatë. Të tërë i ke përfshirë në fushatë. Emrat e kriminelëve kam frikë ti them. Po më dhanë urdhër gangterët të tërhiqem, do të tërhiqem.”
Fino është përgjigjur duke thënë, se atë nuk e kanë quajtur asnjëherë “klani i zemunit”.
“Mua nuk më ka thënë njeri, Klani i Zemunit. Unë jam kristal i pastër.”

Muçi, Naçi, Baçi

Armand Duka dhe Bashkim Fino, kanë debatuar mbrëmjen e sotme, me njëri tjetrin në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Duka është pyetur nga Ylli Rakipi për tre cilësitë që e bëjnë kandidatin më të mirë për postin e Presidentit të Federatës. Duka ka përmendur, faktin se ka një mardhënie të mirë me komunitetin e futbollit. Por, kandidati tjetër, Bashkim Fino nuk ka qenë dakord me këtë gjë.
Fino: Për pikën e tretë, duhet ta kursente zoti Duka, pjesën e mardhënieve me gjithë komunitetin e futbollin. Nuk besoj se i ka aq të pastërta. Ka mungesë besimi. Nuk mund të jetë një mardhënie normale kur presidenti ka mardhënie jo të barabarta me ekipet.
Duka: Është më mirë 16 vjet në Federatë, se sa 20 vjet në politikë. Të këshilloj mos të akuzosh anëtarët e federatës, se do ti kesh bashkëpunëtor.
Fino: Nuk akuzova anëtarët, por ty. Mos deformo fjalët e mia. Thashë që mardhënia që ke me klubet është me dy standarte. Ska lidhje me klubet, por qëndrimi yt me klubet.
Nga ana tjetër, është diskutuar edhe pjesëmarrja 20 vejçare e Finos në politikë. Duka ka thënë se ai nuk mbahet mend për asgjë por vetëm për frazën e Fatos Nanos “Muçi, Naçi, Baçi”.

Artikulli paraprakZëvendësime për 13 ndihmës sekretarë në Departamentin e Shtetit
Artikulli tjetërFaqja e pare